Hazizaj: Ne nuk jemi shtet, por mejhane ku 5 veta u mëshojnë në kurriz qytetarëve me taksa
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, juristi Sokol Hazizaj u shpreh se Kushtetuta parashikon që propozimi i presidentit dhe miratimit të tij të behet në kuvend.
Ai tha se nëse mazhoranca do t’i jepte atributet që i ka dhënë kushtetuta presidentit, nuk do të ishte i mundur funksionimin e pushtetit.
Ai shtoi nëse i futesh nocionit të shtetit, e kupton se vetëm shtet nuk është, pasi vendi ynë është një mejhane ku 5 veta i mëshojnë në kurriz qytetarëve me taksa dhe tatime.
Hazizaj: Krijuesi i kushtetutës tonë në vitin 1998, jo rastësisht ka qenë debat edhe asaj kohe, që i është mëshuar propozimit të presidentit dhe miratimit të tij në kuvend. Produkti dhe shërbimi duhet të ishte politik, brenda sjellje së presidentit.
Ajo që nuk ka ndodhur dhe që është përdorur negativisht nga shefat e mazhorancës, është se nuk ka tentuar asnjëherë për të formatuar ligjin për organizimin. Këtë gjë e bënë pasi shumë nga atributet që i ka dhënë kushtetuta presidentit, nuk e bëjnë të mundur funksionimin e pushtetit.
Gjykata kushtetuese këtë radhë do të sillet politikisht. Nëse i futesh nocionit të shtetit, e kupton se vetëm shtet nuk është. Kjo është një mejhane ku 5 veta i mëshojnë në kurriz qytetarëve me taksa dhe tatime. Nëse e heqin Metën si president, sepse sjellja e tij politika është pjesë e sjelljes së tij humane.
