Vizita e Erdogan, 7 marrëveshje Shqipëri-Turqi
Shqipëria dhe Turqia nënshkruan 4 Memorandume Mirëkuptimi, 2 Protokolle Bashkëpunimi dhe një Marrëveshje Bashkëpunimi. Në konferencën e përbashkët në kryeministri, Erdogan dhe Rama kërkuan të hedhin poshtë teoritë se pas ndihmave nga Turqia në kohë nevojë për Shqipërinë, si ajo e ndërtimit te banesave në qytetin e Laçit, qëndrojnë interesa të tjera të Presidenti turk ndaj vendit tonë.
Pas 2 orë diskutimesh me dyer të mbyllura ne selinë e qeverisë shqiptare, Presidenti turk Recep Tajip Erdogan i kërkoi vëllait te tij politik, kryeministrit Edi Rama që të ndryshojë qasjen e autoriteteve ndaj anëtarëve te organizatës Feto. Ndryshe nga Erdogan, Edi Rama zgjodhi të mos e prekte këtë çqshtje, të paktën jo publikisht.
Erdogan: Organizata Feto, tentoi të bëntë akt terrorri në Turqi. Kjo organizatë, e cila i ka duart me gjak është kërcënim jo vetëm për Turqinë, por kudo ku ndodhet. Keqaardhje që Feto gjen fushë veprimi në Shqipëri".
Erdogan dhe Rama kërkuan të hedhin poshtë teoritë se pas ndihmave nga Turqia në kohë nevojë për Shqipërinë, si ajo e ndërtimit te banesave në qytetin e Laçit, qëndrojnë interesa të tjera të Presidenti turk ndaj vendit tonë.
Pyetje: Mbështetja që i keni dhënë Shqipërisë nuk mund të krahasohet me asnjë vend tjetër në rajonin e Ballkanit. A duhet të shqetësohet BE për këtë vëmendje tuajën ndaj Shqipërisë dhe a merrni diçka mbrapsht ju si Turqi nga ky investim? Sepse aludohet shpesh për marrëdhëniet tuaj me kryeministrin e Shqipërisë. Edhe vëllai ka një kufi ku merret borxhi dhe më pas duhet t'ia kthesh mgrapsht. A është marrëdhënia e Shqipërisë me Turqinë në këtë pikë?
Erdogan: Më bërë një pyetje që më kape shumë ngushtë por nuk jam i kapur ngushtë. Brenda vëllazërisë ka lloj-lloj mbështetjesh që kapërcejnë dhe vëllazërinë ndonjëherë. Ndonjëherë ka marrëdhënie dypalëshe që bazohen te e drejta e detyrimeve. Ne po flasim për një situatë siç është rasti pas tërmetit, është një marrëdhënie që rregullohet sipas të drejtave të vëllazërisë dhe jo sipas rregullave të së drejtës së detyrimeve.
E ndërtuam këtë projekt në mënyrë shumë të shpejtë. Të njëjtën gjë jemi duke bërë dhe me vepra historike. Të gjitha i bëjmë bazuar në rregullat e vëllazërisë. Përsëri bazuar në rregullat e vëllazërisë ne do të vazhdojë restaurime dhe ndërtime të reja, mos kërkoni asnjë gjë poshtë kësaj. Ne jemi vëllezër, nuk dihet se çfarë do të ndodhë ndoshta, një pyetje që nuk duhet të ngrihet, asnjëherë nuk duhet ta vini në mëndyshje këtë gjë.
Rama: Duke ndjekur sot rrugës në kthim nga Laçi disa komente më bëri përshtypje dhe për të qeshur komenti i një qytetari i cili thoshte " shqyr që nuk je mysliman se kaq shumë sa rri me presidentin e Turqisë, po të ishe mysliman kush e di çdo të të thonin ata të BE".Në fakt nuk jam mysliman, jam katolik, gjysmën më të mirë e kam myslimane por unë nuk besoj se kushdo qoftë në Shqipëri apo në BE duhet të shqetësohet për këtë marrëdhënie mes dy vendeve sepse kjo është një marrëdhënie tradicionale. Edhe në kohën kur Shqipëria ishte një vend shumë i mbyllur, prapë marrëdhënia me Turqinë ishte aty si vazhdimësi e një tradite. Ndërkohë kur vjen puna marrëdhënia ime me Presidentin Erdogan nuk ka asgjë për tu shqetësuar, përkundrazi janë për të qeshur shumë ato që thuhen, çuditërisht thuhen jo vetëm nga konspiracionistë këtu por edhe nga njerëz seriozë edhe në hapësirën e BE. E vërteta është se kanë disa gjëra që nuk zhbëhen.
Nuk di një qeveri tjetër përveç qeverisë së presidentit Erdogan, asokohe kryeministër i Turqisë, që të jetë mbledhur në sesion të jashtëzakonshëm për të ndjekur direkt punimet e parlamentit të Kosovës dhe për ta njohur Kosovën në mbledhjen e qeverisë së vet si shtet sovran dhe të pavarur në atë moment që votoi parlamenti i Kosovës, këtë e ka bërë zotëria që është në krahun tim këtu. Ashtu sikundër përtej të gjitha teorive të konspiracionit mendoj që roli i Turqisë në rajonin tonë është i pazëvendësueshëm, i patjetërsueshëm dhe padiskutim një rol konstruktiv në funksion të paqes. Të gjitha hijet e hedhura mbi Turqinë apo Presidentin rezultojnë të jenë filma të imagjinatës dhe të interpretimeve të bëra por që nuk gjejnë përputhje në realitet.
Që të vijmë te Shqipëria, e vërteta është se jemi takuar shumë shpesh, ka qenë privilegj dhe është privilegj që unë kryeminstri i një vendi të vogël, pavarësisht gjatësisë, të marrë kohë kaq shpesh nga Presidenti i Turqisë.Kurrë, asnjëherë nuk jam ndjerë në bisedë si përballë dikujt që të jep leksione dhe kam parë nga këta, që të jep receta të gatshme sesi bëhet puna, apo për më tepër që të vërë në pozita të vështira duke kërkuar gjëra që ti mund të mos kesh dëshirë fare ti dëgjosh, asnjëherë. Përkundrazi, respekt maksimal.
Të gjithë e shikojnë se këto janë marrëdhënie që interes kanë, kanë interes patjetër, një interes shumë të madh, që transfomimi në realitet i atyre fjalëve që i keni dëgjuar shpesh nga Presidenti. Mbase nuk e kam thënë asnjëherë kaq hapur dhe mbase nuk do të duhet ta them më, por në arenën e marrëdhënieve politike ndërkombëtare nuk është e shpeshtë të takosh njerëz që po-në e kanë po, jo-në e kanë jo, nuk është e shpeshtë të takosh njerëz që nuk kanë përmbajtje plastike por që janë prej mishi, prej gjaku dhe që thonë atë që bëjnë dhe bëjnë atë që thonë dhe një nga këta njerëz është presidenti Erdogan. Nuk kam dëgjuar në takime me të kokë më kokë asgjë që nuk e kam dëgjuar publikisht dhe prandaj mendoj që këtu ka vetëm të mira jo vetëm për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë por dhe për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BE, por edhe për marrëdhëniet midis rajonit dhe BE.
Mos ta harrojmë asnjëherë që BE pa Turqinë do të ishte në një situatë që mund të mos i ngjante fare asaj që është sot, për keq. Turqia është një valvul e pashmangshme,e patjetërsueshme, e pazëvendësueshme sigurie për BE dhe këtë e kam thënë dhe në NATO dhe në Bruksel, e kam thënë në të gjitha takimet e mia bilaterale, e them dhe sot sepse kjo është e vërteta. Ju them të gjithë shqiptarëve që sa herë bëhen këto takime dhe ndahen midis jemi me Turqinë apo BE, u them jo, ne jemi me Shqipërinë.
Pikërisht pse jemi me Shqipërinë jemi miq të ngushtë me Turqinë, jemi dhe aleatë strategjikë me BE dhe SHBA, kemi dhe partnerët e tjerë. Nuk jemi këtu për të bërë një zgjedhje o këtej, o andej. Zgjedhja jonë është shumë e qartë, Shqipëria. Po e mbyll me një fjalë të presidentit Erdogan që ma përsërit shpesh."Në fund të ditës çdo vendimmarrje e jotja është për Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk është as për Turqinë dhe as për të tjerët".
Për qasjen e BE ndaj Ballkanit, Presidenti turk dhe kryeministri shqiptar kanë të njëjtin qëndrim kritik.
Shqipëria dhe Turqia nënshkruan 4 Memorandume Mirëkuptimi, 2 Protokolle Bashkëpunimi dhe një Marrëveshje Bashkëpunimi.
Ndërsa këshilli i bashkëpunimit të niveleve të larta mes dy vendeve pritet të mblidhet në gjysëm e parë të këtij viti.
Si në rallë dalje publike, Edi Rama e tregoi inferioritetin e tij përballë Presidentin turk.
