Presidenti turk në Tiranë, Bumçi: Mes Ramës dhe Erdogan marrëdhënie vasaliteti, s’i shërben shtetit

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka vizituar ditën e sotme Shqipërinë. Erdogan mbërriti në Tiranë në orën 10:30, ndërsa mori pjesë në dorëzimin e 522 banesave të rindërtuara në Laç.

Në lidhje me vizitën e tij në vendin tonë,  ish-ministri Aldo Bumçi në një intervistë për Ora News, u shpreh se Shqipëria është një vend mik i Turisë ndërsa shton se me ardhjen e Kryeministrit Rama, marrëdhëniet mes dy vendeve devijuar.

Bumçi tha se Rama me Erdogan kanëzhvilluar një marrëdhënie që nuk është një marrëdhënie shtetërore, por vasaliteti.

Aldo Bumçi: Shqipëria është një vend mik, partner i joni që kemi zhvilluar marrëdhënie shumë të mira në të gjitha rrafshet politike, ekonomike. Turqia është një partner dhe vend mik.

Çështja është se me Ramën kemi parë një devijim nga ajo që ka qenë traditë e marrëdhënieve tona në shumë fusha. Ne kemi pasur marrëdhënie shumë të mira me Turqinë por nuk kemi pasur dilema në integrimin në BE. Rama me Erdogan ka zhvilluar një marrëdhënie që nuk është një marrëdhënie shtetërore, ka treguar shenjat e vasalitetit. Edhe president të tjerë turk kanë vizituar Shqipërinë, por nuk kanë pasur këtë lloj prezantimi që i është bërë.

Bumçi shprehet se marrëdhënia e vasalitetit nuk i shërben marrëdhënieve të mira mes vendeve

Aldo Bumçi: Marrëdhënia e vasalitetit nuk i shërben marrëdhënieve të mira mes vendeve. Kjo marrëdhënie e Ramës nuk përkon me sjelljen e asnjë kryeministri apo presidenti të mëparshëm. Rama përpara vizitës në Athinë shkonte në Ankara apo anasjelltas.

Ky është një shqetësim i Turqisë pasi e ke ngre në çdo takim zyrtar. Kjo lidhet me zhvillimet të grushtit të shtetit në Turqi dhe patjetër dënojmë grushtin e shtetit dhe çdo gjë që është kundër zhvillimeve normale demokratike, por në të njëjtën kohë jemi në shtet që funksionojmë me ligje dhe rregulla.

Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.