“Po i bën karshillëk Evropës”, Berisha sulmon Ramën: Në vitin 2013, ai u bë “synet” në Topkapi të Turqisë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për Turqinë dhe Evropën, gjatë konferencës së përbashkët sot me Erdogan.
Berisha u shpreh se Rama sot vendosi një shenja barazimi mes BE-së dhe Turqisë.
Lideri historik i PD u shpreh se deklarata e dy liderëve bie në kundërshtim në kundërshtim të hapur me interesat jetike të kombit shqiptar.
“Në 2013, Rama u bë synet në Topkapi. Bëri një takim në kabinetin e ardhshëm pa u krijuar kabineti. Në këtë kontekst, nëse ndoqët fjalën e vasalit të tij, u shpreh se nuk jam me BE, nuk jam me Turqinë, jam me Shqipërinë. Vihej një shenjë barazimi. Kjo është në kundërshtim të hapur me interesat jetike të kombit shqiptar. Vetëm se nuk tha sot që BE nuk do të ekzistonte pa Turqinë. Një njeri që refuzon të plotësojë standardet demokratike të zgjedhjeve të lira, të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, gjen strehë si zonë influence ndër Turqinë, dhe tani i bën karshillëk Evropës. Kjo është një devijim i madh.” u shpreh Berisha në emisionin “Quo Vadis”.

