Përplasen makinat në Tiranë-Vorë, një i plagosur

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, ku janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin M. K., me mjetin me drejtues shtetasin A. B.

Për pasojë është dëmtuar ky i fundit. A. B ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.