Erdogan: Shqipëria, fqinji me zemër i Turqisë

Turqia do të jetë në krah të Shqipërisë. Me këtë mesazh presidenti i Turqisë ka folur në parlamentin shqiptar.

Madje ai ka vlerësuar dhe rolin e vendit tonë në stabilitetit të rajonit.

Duke e cilësuar Shqipërinë një vend strategjik, Erdogan nënvizoi mbështetje.

"Edhe pse ka kufij fizikë mes nesh, për ne Shqipëria është fqinji ynë në zemër, marrëdhëniet tona janë të rrënjësuara në një histori të gjatë dhe të fortë që përfshin gati 6 shekuj. Kur Turqia dhe Shqipëria të bashkojnë duart me lejen e të madhit Zot nuk mund të ketë asnjë problem që nuk mund ta kapërcejnë apo ta zgjidhin."

Megjithatë para sallës së mbushur me parlament ai kërkoi marrjen e masave ndaj organizatës së gylenistëve.

"Lufta kundër organizatës terroriste Feto që tentoi një grusht shteti në vendin tonë, sulmoi demokracinë, bombardoi parlamentin dhe qeverinë e Turqisë si dhe masakroi popullin tonë, është një nga ndjeshmëritë tona të cilat i kushtojmë vëmendje të veçantë. Fatkeqësisht anëtarë të kësaj organizate dhe 5 vjet pas tentativës për grusht shteti në vendin tonë vazhdojnë të jenë në Shqipëri, të tregojnë ekzistencën e tyre".

Pas seancës së Kuvendit, Erdogan ka vizituar xhaminë e Et'hem Beut të ndërtuar në vitin 1823 dhe të restauruar dy vite më parë me fondet e qeverisë turke.

"Kjo vepër xhevahire në mes të Tiranës reflekton vlerat e përbashkëta kulturore të Shqipërisë dhe Turqisë".

Presidenti i Turqisë mbërriti në Shqipëri në orën 10:30, ndërsa mori pjesë në dorëzimin e 522 banesave të rindërtuara në Laç.

Prezent në dorëzimin e banesave, kryeministri Edi Rama vlerësoi mbështetjen e Turqisë.

Qeveria turke financoi 42 milionë euro për të ndërtimin e pallateve për familjet që iu dëmtuan banesat nga tërmeti.