Hazizaj: Asnjë mazhorancë, as ajo më e çartura e Berishës, nuk është sjellë kështu me presidentin

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, juristi Sokol Hazizaj u shpreh se asnjë individ nuk mund të konsiderohet si një produkt i një vepre penale nëse nuk sjell pasojë.

Ai tha se në sjelljen ligjore të presidentit të republikës, ka ndonjë që ka sjellë pasojë në rendin kushtetues shqiptar.

Sipas tij, për sjellje politike asnjë mazhorancë, as ajo më e çartura e Berishës, nuk është sjellë në mënyrë kaq arbitrare me presidentin.

Hazizaj: Asnjë individ nuk mund të konsiderohet si një produkt i një vepre penale nëse nuk sjell pasojë. Në sjelljen ligjore të presidentit të republikës, ka ndonjë që ka sjellë pasojë në rendin kushtetues shqiptar.

Ndërsa në sjelljen politike, si një individ i prodhuar nga politika, edhe me aktet që prodhon, do të jetë në konflikt me mazhorancën. Për sjellje politike asnjë mazhorancë, as ajo më e çartura e Berishës, nuk është sjellë në mënyrë kaq arbitrare me presidentin. Ky president është produkt i deformuar i kësaj mazhorance.