Hazizaj: Presidenti do shkarkohet, Gjykata Kushtetuese ka mbajtur qëndrime pro ndaj pushtetit

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, juristi Sokol Hazizaj u shpreh se Gjykata Kushtetuese do të mbajë të njëjtin qëndrim me atë të Kuvendit lidhur me çështjen e presidentit.

Sipas Hazizajt, Gjykata Kushtetuese edhe për mungesë të eksperiencës, ka mbajtur qëndrime pro ndaj pushtetit dhe se Presidenti do shkarkohet.

Hazizaj: Të dyja zgjedhjet e fundit nuk i kanë plotësuar kushtet e ndërkombëtare. Gjykata Kushtetuese do të mbajë të njëjtin qëndrim me atë të Kuvendit. Gjykata Kushtetuese në rolin e saj ka për detyrë rregullimin e kufijve mes institucioneve. Gjykata Kushtetuese edhe për mungesë të eksperiencës, ka mbajtur qëndrime pro ndaj pushtetit.

Meta në cilësinë e Presidentit ka luajtur rolin e Gjykatës Kushtetueses kur ajo mungonte. Presidenti do shkarkohet. Shkarkimi apo jo i Presidentit nuk ka më vlerë. Çdo president që do jetë nesër do jetë në panik nëse del kundër mazhorancës se mund të ketë të njëjtin fat.