Ndreca: Mazhoranca do ta çojë deri në fund shkarkimin e Metës, ishte aktor politik

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Brendshme Plarent Nreca u shpreh se mazhoranca tenton ta çoj deri në fund shkarkimin e Metës.

Sipas tij, kjo ka të bëjë me fatin e presidencës dhe nuk mund të lejohet që ky institucion të shkojë në funksion antikushtetues.

Ndreca: Mazhoranca tenton ta çoj deri në fund këtë proces jo për fatin e Ilir Metës, por në lojë është fati i Presidencës. Nuk duhet të lejojmë që Presidenca të shkojë në këtë pikë, funksion antikushtetues.

Vetë fakti që Presidenti mbështetet nga një krah do të thotë që ai nuk e ka ushtruar detyrën siç kushtetuta e kërkon, duhet të jetë faktor bashkues, nuk mund të jetë aktor në fushën politike.