Daci: Shkarkimi i presidentit precedent i rrezikshëm, kërkon një maturi juridike e politike
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, juristi Jordan Daci u shpreh se të shkarkosh presidentin është një precedent i rrezikshëm.
Sipas tij, shkarkimi Kërkon një maturi juridike e politike dhe sipas tij ajo që ka bërë gabim Presidenti Meta është se ai nuk ka qenë "kukull".
Daci: Të shkarkosh presidentin është precedent i rrezikshëm. Standarde tilla duhet të vendosen në një klimë të qetë politike. Shkarkimi kërkon një maturi juridike e politike. Ajo që ka bërë gabim Meta është se ai nuk ka qenë "kukull".
Që kur u zgjodh për shkak të natyrës do të tentonte limitet kushtetuese të Presidentit të Republikës. Presidenti që të shkarkohet duhet të ketë bërë një shkelje të rëndë kushtetuese. Mazhoranca ka një sfidë për të gjetur se çfarë norme ka shkelur Meta.

