Bozheku: Me shkarkimin e Metës do të krijohet një precedent i rrezikshëm për presidentët që do të vijnë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2022, 22:01
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, juristja Enida Bozheku u shpreh se Gjykata Kushtetuese do ta shtyj deri në momentin e fundit vendimin për presidentin Meta.
Sipas saj, nëse shkarkohet në këtë formë Meta do të krijohet një precedent i rrezikshëm për presidentët që do të vijnë.
Bozheku: Opinionit publik nuk i intereson më kjo çështje. Presidenti ka pasur së fundmi një qasje më të butë. Gjykata Kushtetuese do ta shtyj deri në momentin e fundit vendimin.
Njërit nga anëtarëve i mbaron së shpejti mandati. Ne krijojmë një precedent të rrezikshëm për presidentët që do të vijnë.
