Bozheku: Kemi pasur raste që për të evituar betimin te Meta, gjyqtari do të betohej para noterit

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, juristja Enida Buzheku u shpreh se Gjykata jonë kushtetuese ka pasur edhe më herët një konflikt për një anëtar nga KED.

Ajo tha se ky anëtar duhet të kandidonte për në Kushtetuese dhe për të evituar betimin te presidenti Meta, do të betohej para një noteri.

Bozheku: Gjykata jonë kushtetuese ka pasur edhe më herët një konflikt për një anëtar nga KED, që duhet të kandidonte për në Kushtetuese, dhe për të evituar betimin te presidenti Meta, do të betohej para një noteri.

Kemi disa deformime edhe të procesit politik dhe disa anëtarëve që përbëjnë, ne kemi pasur situata deformuese. Do të ketë edhe këtu disa barazpeshime që janë në vendimmarrje.