"Politikan qoftesh", Meta: Kur shoh Bashën më rritet respekti për Ramiz Alinë

Presidenti Ilir Meta ka ironizuar Lulzim Bashën.

Kreu i shtetit është shprehur se kur sheh Bashën i rritet  respekti për Ramiz Alinë. Ai tha se Basha duhet të ishte larguar nga posti që kur humbi zgjedhjet e 25 Prillit.

"Nuk dua të bëjë asnjë koment për Bashën. Ju kam thënë dhe po ju them që nuk e kam menduar kurrë që Shqipëria do të katandisej në këtë derexhe. Kur shoh lidershipin aktual të PD, mua më rritet respekti për Ramiz Alinë, që kur fitoi pala tjetër iku nga posti dhe i hapi rrugën palës fituese.

Nuk kam nostalgji fare për Ramiz Aline sepse unë jam student i Dhjetorit '90, por si nuk mund të kesh respekt për të kur sheh që këta “politikanet e qofteve” që çdo gjë e kanë marrë dhuratë nga të tjerët dhe nuk ikin edhe kur humbin.

Sot kemi politikane qe akuzojne Ilir Meten për tranzicionin. Pse? Sepse kam kërkuar zgjedhje gjithëpërfshirëse? Sepse kërkoj triumfin e votes se lirë?"- u shpreh Meta, në emisionin “Çim Peka Live” në Syri.tv