Presidenti turk largohet nga Shipëria, Rama e përcjell me përqafime, i dërgon të fala zonjës së tij

Pas më shumë se 11 orësh në Shqipëri, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është larguar nga vendi ynë.

Kryeministri Edi Rama e ka shoqëruar në aeroport, ku dhe e ka përcjellë me përqafime.

Po ashtu kreu i qeverisë përmes Erdogan i ka dërguar të fala edhe bashkëshortes së tij.

“Të fala zonjës” dëgjohet duke thënë Rama, teksa ka përshëndetur Erdogan.