Pas protestës së 8 janarit, Basha përjashton nga PD Sali Berishën dhe 7 anëtarë të Kryesisë

Sali Berisha është përjashtuar përfundimisht nga Kryesia e Partisë Demokratike. Në mbledhjen e Kryesisë  e cila zgjati rreth 7 orë, u vendos edhe  përjashtimi i 7 anëtarëve dhe pezullimi i disa mbështetësve të tjerë të ish-kryeministrit Berisha.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shkarkuar përfundimisht nga Kryesisë së Partisë Demokratike ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gjithashtu vendimi për përjashtim nga Kryesia u mor edhe për Bujar Nishanin,  Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edmond Spahon, Arben Ristanin, Klevis Balliun dhe Keltis Krujën.

Në mbledhjen e Kryesisë të thirrur mbrëmjen e së hënës, u vendos edhe pezullimi i  disa mbështëtësve të tjerë të Sali Berishës si Agron Shehaj, Belind Këlliçi, Ledina Mandija, Tritan Shehu, Aldo Bumçi, Çlirim Gjata, Edith Harxhi, Edi Paloka, Luan Baçi, Oerd Bylykbashi, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj dhe Bledi Himçi.

Ata do të qëndrojnë të pezulluar deri në momentin që do të reflektojnë për atë se çfarë ndodhi në protestën e 8 janarit në selinë e PD.

Mbledhja e Kryesisë nisi  në orën 19 dhe vijoi rreth 7 orë deri në mëngjesin e së martës.

Mësohet se në mbledhje nuk kanë munguar debatet, por nuk ka pasur përplasje.

Pas protestës së 8 janarit, Basha përjashton nga PD Sali

Burime pranë Kryesisë bëjnë me dije se në mbledhje u diskutua me detaje e gjithe situata pas protestës së 8 janarit dhe qëndrimi që do të mbahet në vijimësi ndaj levizjes Berisha.

Ky i fundit ka lajmëruar protesta të tjera dhe ka thënë se revolucioni paqësor nuk do të ndalet.

Këto vendime të Kryesisë së demokratëve vijnë një javë para nisjes së punimeve të Kuvendit.

Këto vendime të Kryesisë së demokratëve vijnë një javë para nisjes së punimeve të Kuvendit.

 

Kryesia e Partisë Demokratike, në mbledhjen e datës 10 Janar 2021, unanimisht

Vendosi:

Dënimin me forcë të akteve të dhunës, gjuhës përcarëse dhe retorikës që nxit konfliktin mes demokratëve.

2. Përjashtimin nga Partia Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë si më poshtë:

1. Sali Berisha

2. Flamur Noka

3. Edmond Spaho

4. Albana Vokshi

5. Bujar Nishani

6. Arben Ristani

7. Rigels Muçollari

8. Keltis Kruja

9. Klevis Balliu

3. Pezullimin me efekt të menjëhershëm nga anëtarësia në Partinë Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, deri në distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratike, të:

1. Agron Shehaj

2. Aldo Bumci

3. Belind Këlliçi

4. Blendi Himçi

5. Clirim Gjata

6. Edi Paloka

7. Edith Harxhi

8. Eno Bozdo

9. Ervin Minarolli

10. Genc Deromemaj

11. Genc Pollo

12. Gent Strazimiri

13. Ivi Kaso

14. Ledina Mandija

15. Lorenc Luka

16. Luan Baçi

17. Mimoza Hajdrmamataj

18. Oerd Bylykbashi

19. Tritan Shehu

Kryesia e PD e argumenton një vendim të tillë me dhunën e ushtruar në protestën e 8 janarit në selinë blu dhe mosdistancimin nga këto akte.

"Pas sulmit të dhunshëm dhe të parapërgatitur të 8 Janarit mbi Selinë Qendrore tëPartisë Demokratike, që vuri në rrezik serioz jetën e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar, Këshillit Kombëtar, Kuvendit Kombëtar, dhe vetë anëtarëve të partisë që ishin thirrur në një protestë që ishte lajmëruar si paqësore, por ishte përgatitur për të shkaktuar gjakderdhje mes demokratëve;

Pas shkatërrimit të paprecedentë të Selisë Qendrore të Partisë Demokratike, nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike, të urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga organizatorët e protestës;

Pas tentativës që përmes akteve të dhunës dhe kërcënimeve për destabilizim t’i imponohen vendimmarrjes së shumicës dërrmuese të të gjitha institucioneve të partisë;

Pasi kanë kaluar 48 orë dhe nuk ka asnjë akt distancimi nga dhuna e paprecedentë e urdhëruar, organizuar dhe nxitur nga disa anëtarë të partisë, ndaj partisë së tyre dhe anëtarëve të Partisë Demokratike" thuhet në deklaratën për mediat.