"Basha kopje e shëmtuar e kryeministrit", Paloka: Tregoi që është jo vetëm peng, por kamikaz i Ramës

Edi Paloka e akuzoi Lulzim Bashën se është kthyer në një kopje të shëmtuar të Edi Ramës. I ftuar në studion e RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, Paloka u shpreh se një nga cilësitë e Edi Ramës është se ka dëshirën që të gjitha ato që bën vetë, t'ia kalojë si akuzë palës tjetër. Të njëjtën gjë, sipas tij, po bën dhe Basha.

Paloka: Të njëjtën gjë po bën me dhunën në protestën e 8 janarit dhe me dhunën e policisë. Rama ka vetëm një cilësi të mirë, që këta që i blen ose i ka kapur peng me çfarëdo lloj mënyre, i poshtëron. Nuk ja ruan fare fytyrën, ka qejf t'i poshtërojë. Edhe kjo kërkesa që i bëri "ma çoni me shkrim kërkesën për të futur policinë" është pjesë e poshtërimit. E kanë bërë me shkrim, deputetët e Bashës i kanë kërkuar me shkrim Ramës, policisë së Ramës që të helmojë demokratët.

Paloka u shpreh se brenda selisë kishte spraj speci që hidhet në sy ishte brenda selisë.

Paloka: Aty ka spraj që mund ta kenë vetëm forcat speciale të policisë. Spraj speci që i hidhet në sy demonstruesve e kishin banditët e Lulzim Bashës brenda në seli, plus fikësen e zjarrit.

Paloka i vazhdon më tej akuzat ndaj Bashës duke shtuar se në 8 vite nuk i kapi një herë hunjët kundër Ramës.

Paloka: Çfarë nuk bëri Rama, ky njeri nuk i kapi një herë hunjët kundër Ramës, i kapi me lehtësinë më të madhe kundër demokratëve.

Basha e akuzoi zotin Berisha se donte gjak në protestën e 8 janarit. Ndërsa Paloka mendon ndryshe.

Paloka: Gjak donte ai që kishte futur banditët në seli.   

Paloka tha se "Basha më 8 janar tregoi që është jo vetëm peng, por kamikaz i Edi Ramës.