Meta: Basha t'i nënshtrohet procesit të votëbesimit. Prej kohësh kërkohet konfrontim i përgjakshëm
Presidenti Ilir Meta ka komentuar protestën e 8 janarit pra selisë së PD. Meta tha asnjë qytetar shqiptar nuk meriton që të shoh dhunën që u krijua në protestë.
Kreu i shtetit, tha se është normale që kur një kryetar kontestohet, ai duhet t’i nënshtrohet një procesi votëbesimi.
Ilir Meta: Për fat të keq aktualisht është një situatë që nuk e meriton asnjë qytetar në Shqipëri për të parë ato pamje. Asnjë anëtar i Partisë Demokratike, një parti e cila është shumë e rëndësishme për vendin tonë pasi është partia e parë produkt i demokracisë dhe i pluralizmit, por njëkohësisht është forca kryesore lëvizëse për të ndryshuar regjimin komunist, me merita të jashtëzakonshme në proceset demokratizuese, euro-atlantike të Shqipërisë.
Dhe çfarë po ndodh? Po ndodh që nuk asnjë kuptim që në demokraci të injorohet vota. Është gjëja më normale që kur një kryetar kontestohet, ai duhet t’i nënshtrohet një procesi votëbesimi. Duhet të tregojë apo të konfirmojë legjitimitetin e tij, ashtu sikurse një kryeministër, të cilin e kundërshton një pjesë e grupit parlamentar që e ka votuar, që e ka zgjedhur, është i detyruar të rikonfirmohet.
Ai deklaroi se në Shqipëri prej kohësh kërkohet konfrontim artificial dhe i përgjakshëm.
Ilir Meta: Shpresoj që më mençuri demokratët të mos bien pre e padurimit. Në Shqipëri, prej kohësh kërkohet konfrontim artificial dhe i përgjakshëm. Kjo u kërkua kur u dogjën mandatet. Ndërhyrja ime për të caktuar një datë, ishte sepse ishin shfaqur mjaft tensione të pakontrollueshme. Ju i keni parë shfaqjet e dhunës.
Ka qenë një nga aktet për të cilat jam krenar që kam ndërmarrë sepse kam shmangur dhunën dhe përgjakje mes shqiptarëve. PS ka pasur kontestime për disa nga aktet e mia si president. Jam gati të votëbesohem në popull. Kjo gjë duhet të jetë kudo kur ka një kontestim.
Këtë deklaratë Meta e bëri një intervistë për TV21 në Maqedoninë e Veriut në emisionin e titulluar ClickPlus.
