Baçi sfidon Hasën: Merr edhe deputetin Basha dhe hajdeni në Fier të shihni mbështetjen!

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i PD-së së Fierit, Luan Baçi u shpreh se erdhi një shumicë e madhe njerëzish para PD-së.

Ai sfidoi sekretari digjital i PD-së, që të vijë së bashku me kryedemokratin Basha në qytetin e Fierit dhe ta shikojë rezultatin e mbështetjes së tij.

Baçi: PD është paqësore, por kur vihen përballë forca që e detyrojnë të sillet kështu, çfarë pret nga njerëzit? Në 8 janar kam ngelur i habitur. Erdhi një shumicë e madhe njerëzish para PD-së. Para selisë erdhën strukturat e PD-së dhe jo socialistë apo kriminelë.

Unë isha aty me rreth 1000 anëtarë të PD-së nga Fier, që i kam pasur sa herë në protesta edhe para kryeministrisë. Unë të sfidoj ty dhe atë që e quan si kryetar dhe të vini në Fier. Do të shikosh rezultatin në fund. Në 6 janar Basha duhet të vinte në Fier, ku ka pasur mbi 1500 anëtarë të PD-së.