Baçi: Gabim që u thirr policia e Ramës, e dua Lulzim Bashën, por nuk e dua si kryetar të partisë

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i PD-së së Fierit, Luan Baçi u shpreh se gabimi më i madh është bërë thirrja e policisë së Ramës në 8 janar.

Ai tha se në PD nuk ka një konflikt, por ka debat dhe se e do Lulzim Bashën, por nuk e do si kryetar të partisë, pasi është shkarkuar.

Baçi: Gabimi më i madh është bërë thirrja e policisë së Ramës. Nuk e duam policinë e Ramës sepse nuk ka konflikt brenda PD-së dhe këtë e zgjidhim vetë ne. Brenda PD-së ka debat dhe diskutim, nuk jemi në luftë ne. Unë e dua Lulzim Bashën, por nuk e dua për kryetar sepse e kam shkarkuar si të tillë.