"U faktua që Basha është i lidhur kokë e këmbë me krimin", Berisha: E ktheu selinë e PD në strofull vrasësish dhe trafikantësh
Sali Berisha nëpërmjet një mesazhi në Facebook është shprehur se Lulzim Basha është i lidhur kokë e këmbë me krimin, dhe sipas tij kjo është e faktuar. Zoti Berisha shkruan se me pëlqimin e Ramës, Basha e ka shndërruar selinë e PD në një strofull vrasësish dhe trafikantësh. Hapja e dyerve të blinduara në PD, sipas zotit Berisha ka tronditur Ramën.
Postimi i plotë:
Duke ndjekur Opinion!
Miq, se pari u faktua se Lul Basha eshte i lidhur koke e kembe me krimin. Ai e ka shendrruar Seline e PD, sigurisht me pelqimin e Rames, ne strofull vrasesish, trafikantesh fandamentalistesh, te cilet perdoren kunder protestuesve pluhur dhe tym toksik, pistolet neuroparaluzuese, bomba shurdhues dhe me gaz lotsjelles etj dhe nuk ka deshmi me flagrante te lidhjeve te nje politikani me krimin.
Se dyti dyert, blindet u hapen per here te pare.
Projektin e blindimit si te kryeministrise, Bashes ia dhe Rama. Ky i fundit pa se dyert e shtepise se tij hapen dhe kjo e ka tronditur ate!
Se treti, u faktua se Edi Rama me banda dhe narkopolici, eshte i vendosur te mbaje Bashen ne krye te PD.
Se fundmi premtuam revolucion paqesor dhe sot pas tre ditesh ka 12 protestues te pergjakur nga narkopolicia dhe qindra te helmuar me gaz dhe lende helmuese dhe nuk ka asnje te plagosur apo te gervishtur nga pala kundershtare!
Revolucioni vazhdon! sb
