Berisha: 90% e anëtarësisë duan të kandidoj për kryetar në PD, ky është një rikthim
Sali Berisha u shpreh i bindur se zgjedhjet për kryetarin e PD do të bëhen.
Madje zoti Berisha u shpreh se 90% e anëtarësisë do t'i kërkojnë që të kandidojë.
Berisha: Zgjedhjet për kryetar do bëhen. Ju më thoni mua se do bënit mirë se meqë kandidimi yt automatikisht të bën kryetar. Që të marr unë një vendim të tillë, duhet të pyes gjithë anëtarësinë e PD-së dhe unë të garantoj që po t'i pyes 90% e tyre do thotë "të kandidosh." Atëherë më thoni ju mua? Çfarë do të bëj unë tani?
Gazetari Neritan Sejamini ju përgjigj që mos kandidojë. Ndërsa Berisha, i ftuar në Euronews u shpreh se nëse nuk kandidon nuk është njeri politik.
Berisha: Pse e mbështesin Sali Berishën? Ky është një rikthim, rikthimet në histori janë gjëra të rralla por kanë ndodhur. Faktikisht rikthimet më shumë kanë ndodhur në të djathtën.
