Hasa: Në PD ose do të mbronim njerëzit, ose ta linim han pa porta, Baçi: Mos mbyllni dyert!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2022, 22:18
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, sekretari digjital i PD-së Endri Hasa u shpreh se në 8 janar ishin dy zgjidhje: ose të mbronin jetët e njerëzve ose të linin han pa porta.
Ndërsa krye i PD-së së Fierit, Luan Baçi u përgjigj duke thënë se ka qenë ka qenë te dera kryesore e selisë së PD-së dhe nuk është hapur.
Hasa: Ishin dy zgjidhje, të evitonim përplasjen, dhunën, të mbronim jetë njerëzish apo ta linim një han pa portë. Ata njerëzit erdhën me varre, gjuajtën me gurë.
Baçi: Kam qenë te dera kryesore dhe nuk më është hapur. Aty nuk kishte kriminelë, por anëtarë të Partisë Demokratike. Mos mbyllni dyert dhe s'ka për të ndodhur gjë. Po provokoni anëtarët e PD-së.

