Baçi: Basha e ka të thjeshtë zgjidhjen e situatës nëse e do PD-në, të futet në votëbesim
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i PD-së së Fierit, Luan Baçi u shpreh se është gati që ta presë Bashën dhe Bardhin në Fier me delegatët që e kanë votuar kundër.
Ai tha se Lulzim Basha e ka shumë të thjeshtë zgjidhjen e situatës nëse e do sado pak PD-në dhe demokratët të futet në votë besim sepse thotë se ka mbështetjen e mbi 95% të demokratëve.
Baçi: Në 11 dhjetor kanë qenë delegatët me kartë anëtarësia dhe pozicion politik. Unë jam gati nesër në Fier të vijë Basha dhe Gaz Bardhi dhe t’i sjell delegatët e 11 dhjetorit dhe t’ia thonë në sy që kanë votuar kundër Bashës. Janë mbi 200 anëtarë që kanë votuar në 18 dhjetor.
Lulzim Basha e ka shumë të thjeshtë zgjidhjen e situatës nëse e do sado pak PD-në dhe demokratët të futet në votë besim sepse thotë se ka mbështetjen e mbi 95% të demokratëve. Kështu Basha të shohë rezultatet e votëbesimit. Nuk mund të rrijë kryetari i PD-së i mbyllur në kullë.

