Baçi: Rama e përdhunoi Bashën në datë 8 janar, po të mos vinte policia, ai do të ishte dorëzuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2022, 22:35
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i PD-së së Fierit, Luan Baçi u shpreh se nëse nuk do të kishte ardhur policia e Ramës, Basha do të ishte dorëzuar.
Ai tha se Basha i kërkoi ndihmë nga policia e Ramës sepse i rrezikohej jeta dhe këtu theksoi se Rama e përdhunoi Bashën në datë 8 janar.
Baçi: Në se nuk do të kishte ardhur policia e Ramës, Basha do të ishte dorëzuar. Rama e përdhunoi Bashën në datë 8 janar, i kërkoi atij që t’i kërkonte ndihmë nga policia sepse i rrezikohej jeta. Ai kërkoi ndihmë dhe Rama ndërhyri me forcat e policisë. Si ka mundësi që të çojë policinë kundër demokratëve?

