"Të bëhen ID dhe pasaporta të reja biometrike", Propozimi i avokatit pas skandalit me pagat
Avokati Jordan Daci pas skandalit me publikimin e pagave së shqiptarëve ka propozuar që të bëhet gjenerimi i numrave personal, pasi sipas tij kjo ësht e vetmja zgjidhje që kemi.
Në një intervistë për Ora News me gazetaren Matilda Mcini, Daci tha po ashtu se duhet të lëshohen karta dhe pasaporta të reja biometrike pasi në të kundertën mund të përballemi me një sërë rreziqesh.
Jordan Daci: E vetmja zgjidhje që ne kemi në këtë rast është gjenerimi i numrave të rinj personal të gjithë personave që janë prekur, si dhe lëshim të kartave dhe pasaportave të reja biometrike. Nëse kjo ndodh të gjithë ne jemi kandidat të mundshëm për vjedhje identiteti, për të marrë kredi, për të bërë pastrim parash, për të regjistruar shoqëri tregtare në emrin tonë. Mund të përfshihemi pa dashje në rastin e financimit të terrorizimit.