Basha ngre tonet, kryesia diskuton protestën, kërkohen masa ndaj Berishës dhe mbështetësve
Pas protestës së 8 janarit, Berisha ka paralajmëruar nisma të tjera. Ndërsa Lulzim Basha mblodhi kryesinë ditën e sotme, 10 janar në orën 18:30 për të diskutuar krizën.
Gazetari Everest Dedaj bën me dije se në fokus të diskutimeve do të jetë ajo që u krijua pas 8 janarit. Burime për Ora News bëjnë me dije se mbledhja zyrtare ka filluar në orën 19:00.
Dedaj shprehet se nuk përjashtohet mundësia e diskutimit apo propozimit për të marrë apo për të vendosur sanksione kundër Sali Berishës dhe mbështetësve të tij dhe që kanë pozicione politike.
Ekziston mundësia që Berisha të përjashtohet nga partia.
Ka një propozim për këtë çështje dhe nuk përjashtohet mundësia për përjashtim së bashku me deputetët që kanë qenë aktivë në organizimin e protestës dhe ngjarjeve të tjera të cilat në gjykim të Bashës kanë destabilizuar dhe kanë penguar punën politike të PD-së.
