Hasa: Në PD erdhën njerëz të etur për gjak, Baçi: Mendoje se do vija për t'u përplasur bashkë?
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, sekretari për digjitalizimin e PD-së, Endri Hasa u shpreh se në 8 janar para PD-së kanë ardhur njerëz të etur për gjak.
Ndërsa kreu i PD-së së Fierit, Luan Baçi e pyeti nëse ka qenë të shtunën në seli dhe nëse mendonte se do të përplaseshin bashkë.
Endri Hasa: Kryesia është mbledhur për atë që ndodhi në 8 janar, që për mua është dhunuar demokracia. Kanë ardhur njerëz të etur për gjak.
Baçi: Ishe në seli të shtunën? Mendoje se do vija për t'u përplasur bashkë?
Hasa: Unë e ti ndoshta jo, por ata sejmenët që erdhën të armatosur. Kanë ardhur me leva dhe ka pasur në PD flamurë me shkopinj kazmash e lopatash. Ka pasur njerëz me leva dhe thika.
8 janari një ditë e errët. Sulmi i selisë për interesa personale, i organizuar në mënyrë kriminale është e turpshme dhe e tmerrshme. Të mbajnë përgjegjësi ata që kanë gisht në atë që ndodhi.

