Meçe: Basha fytyrë e dytë e Berishës, ai nuk është larguar nga PD, e ka drejtuar atë parti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2022, 21:31
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, analisti Arben Meçe u shpreh se ajo që po ndodh është produkt i asaj që ka ndërtuar vetë PD.
Ai tha se ish-kryeministri Sali Berisha nuk mund të sjellë demokraci në parti dhe duhet tu hapte rrugën të rinjve.
Meçe: Ajo që po ndodh është produkt i asaj që ka ndërtuar vetë PD. Ka pasur mungesë debati, mungesë të frymës demokratike në atë parti dhe në fund fare, mungesa e votës së lirë.
Çdo fëmijë është produkt i babait të vet. Basha fytyrë e dytë e Berishës. Vetë Basha erdhi si produkt i Berishës. Ky u fundit nuk mund të sjellë demokraci në parti dhe duhet tu hapte rrugën të rinjve. Po Berisha nuk është larguar nga PD, sepse historikisht e ka drejtuar atë parti.

