Tensionet në PD, Burimi: Skena të ngashme si në Kazakistan. Të ndërhyjë drejtësia. Berisha ka partinë reale
Analisti Genc Burimi, tensionet e krijuara para selisë së PD në protestën që u zhvillua sot, i ka konsideruar të ngjashme me tensionet në Kazakistan.
Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Besmira Pelushaj, Burimi tha se skenari i krijuar sot mund të ishte evituar, ndërsa shtoi se nuk ka një palë të tretë që mund ta zgjidh situatën brenda kësaj force politike.
Genc Burimi: Ishte një skenar që mund të ishte evituar. Sot pritej kjo gjë. Yuri Kim dhe Edi Rama i fryn zjarrit. Fajin e kanë qeveria dhe SHBA. Nuk ka asnjë palë të tretë që mund ta zgjidh këtë situatë. Sot ishte një skenar që mund t’i ngjaj Kazakistanit.
Ndër të tjera analisti tha se tashmë lufta do të bëhet se kush do fitojë zgjedhjet e ardhshme, ndërsa shtoi se nga kjo situatë përfitojnë armiqtë e Shqipërisë.
Genc Burimi: Lufta nuk duhet bërë për një ndërtesë, lufta duhet bërë se kush do fitojë zgjedhjet e ardhshme. Cila parti do I marrë zgjedhjet lokale, partia e Berishës apo e Bashës. Berisha duhet t’I tregojë edhe amerikanëve dhe Edi Ramës që e patën gabim që e nënvlerësuan dhe e nxorën nga gjumi letargjik duke e shpallur ‘Non Grata’. Shqiptarët nuk patën asnjë benefit. Nga kjo situatë përfitojnë armiqtë e Shqipërisë, përfitojnë rusët, kinezët.
Për të zgjidhur situatën mes Bashës dhe Berishës, Burimi tha se duhet të ndërhyjë drejtësia.
Genc Burimi: Prishja e rendit publik nuk është gjë e mirë për Shqipërinë. Duhet të ishte evituar kjo gjë. Ajo parti nuk mund të mbahet me blinde. Berisha do hyjë në seli. Sa më shpejt të ndërhyjë drejtësia. Kujt I takon kjo ndërtesë. Kujt i takon kjo vulë, kujt i takon ky financim publik. Duhet të ndahen gjërat.
Më tej theksoi se Basha ka forcën legale, ndërsa ish-kryeministri ka partinë reale.
Genc Burimi: Për të qëndruar në PD legale është Basha, ka forcën e amerikanëve por ka dhe forcën e policisë. Bashën ka forcën legale, ndërsa Berisha ka partinë reale. Kam përshtypjen se amerikanët dhe Edi Rama e lanë këtë situatë për t’i treguar opinionit publik se sa i dhunshëm është Berisha.
