Pasuesi i Mbappe do të jetë francez, PSG nis bisedimet me “rebelin” e Barçës
Çështja Mbappe do të mbajë gjatë në ankth drejtuesit e PSG të cilët janë të vetëdijshëm se sulmuesi me shumë mundësi do të largohet në verë dhe tani duhet ta zëvendësojnë denjësisht.
Për këtë arsye, parizienët janë një nga klubet që monitoron evoluimin e situatës së Ousmane Dembélé. Nga profili i tij, nga situata e tij e favorshme kontraktuale, sulmuesi i Barçës edhe pse nuk është i vetmi sulmues i ndjekur nga afër ka tërhequr interesin e drejtuesve parisien, interesim që në fakt po rritet.
Në fakt, Al-Khelaifi e ndiqte Dembele që kur ai luante në Francë me Rennes por ai zgjodhi Dortmundin atëherë ndërsa kur Neymar donte të kthehej në Barcelonë, në verën e vitit 2019, sulmuesi francez refuzoi të shkëmbehej në operacionin e madh.
Javët e fundit ka pasur kontakte joformale mes të dyja palëve dhe Dembélé po mendon për të ardhmen e tij ku Parisi është një nga opsionet, pavarësisht se ëndrra e tij ka qenë gjithmonë të shkëlqejë nën fanellën e Barçës.
Brenda klubit të kryeqytetit, rekrutimi i tij i mundshëm nuk është i bashkon të gjithë pasi, dëmtimet e tij të përsëritura kanë shkaktuar disa rezerva. Por ai ka mbështetës dhe gjithashtu argumente të forta, duke filluar nga mosha e tij, fakti që do të vijë falas ashtu si Messi.
Gjithsesi mbetet për t’u parë pasi për Dembele janë edhe Juventus e Man. United në garë./Ora News/.
