“Merr 24 mln në vit ose na thuaj nëse do të largohesh”, Dortmundi vë ultimatum për Haaland
Borussia e Dortmundit është gati të bëjë sakrifica të mëdha për të mbajtur Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez do të jetë një nga bomberat që do të shkruajnë historinë sepse po e bën që tani në një moshë të tillë dhe duke patur edhe një klauzolë prej 75 mln Eurosh, bëhet edhe më i kërkuar nga të gjithë klubet e mëdha.
Kështu drejtuesit e klubit gjerman janë gati t’i ofrojnë një page që nuk është dhënë ndonjëherë në historinë e Dortmundit, 16 mln euro neto si page dhe përmes sponsorit Puma një bonus prej 8 mln Euro të tjera.
Pra me fjalë të tjera, nga Dortmundi, sulmuesi norvegjez ka një ofertë prej 24 mln euro në vit dhe duhet të jape me patjetër një përgjigje.
Pretendentët për Haaland janë pak por tashmë dihen, Real Madrid, Barcelona, PSG, Man. City, Chelsea e Liverpool mund ta përballojnë dhe gara është e ethshme.
Te Dortmundi i kanë kërkuar një përgjigje lojtarit qe të vendosë, të qëndrojë dhe të rinovojë apo të largohet në verë…koha po fluturon!/Ora News/.
