Vatër infeksionesh te Spezia, Rey Manaj me Covid-19. Ja si paraqitet gjendja e tij
Vala e infektimeve me covid-19 prek edhe futbollin italian.
Siç raportohet në shtypin italian dhe më pas edhe nga Spezia, Rey Manaj ka rezultuar pozitiv me covid-19 në testet ku iu nënshtruan të gjithë lojtarët dhe stafi i ekipit.
Në total te Spezia, janë 4 lojtarë të infektuar dhe 1 anëtar stafi por kjo nuk ka ndaluar trajnerin Thiago Motta të vijojë me programin me pjesën tjetër të skuadrës.
Spezia bëri të ditur se të gjithë lojtarët që kane rezultuar pozitivë në teste duke perfshirë edhe Rey Manaj janë asimptomatikë dhe pa asnjë shqetësim teksa janë izoluar sipas protokollit të vendosur nga Federata.
Ashtu siç po ndodh në Spanjë, edhe në Itali të gjithë të infektuarit me covid-19 ia lënë "fajin" pushimeve dhe festave gjatë ndërprerjes së kampionateve në Krishtlindje e fundvit.
/Ora News/
