Dembele mbush kupën me kërkesa të çuditshme, Barça do ta lërë në tribunë
Barcelona duket se është lodhur me Ousmane Dembélé dhe po mendon seriozisht ta lërë atë në tribunë në pjesën e dytë të sezonit.
Siç raportohet nga TV3, Joan Laporta dhe Mateu Alemany do të bisedojnë me Xavi për mënyrën më të përshtatshme për t’i dhënë një mësim lojtarit për pjesën e mbetur të vitit; ose të paktën të kërkojnë një rrugëdalje për të marrë një pak euro në Janar për të ndihmuar situatën financiare të klubit.
24-vjeçari vijon të refuzojë që të rinovojë kontratën me klubin e Barçës e cila skadon në Qershor po as sjellja e tij nuk është prej profesionisti ndërkohë që agjenti i tij kërkon gjëra të “çuditishme” për firmën.
Te Barcelona ndihen bashkëfajëtorë për situatën e krijuar dhe i kuptojnë tifozët, të cilët nuk mund ta besojnë sesi një futbollist të cilit klubi i ka kushtuar 140 milionë Euro, kujdes maksimal gjatë gjithë kohës dhe nuk ka dhënë asgjë, është i aftë të bëjë presion me kushte të tilla ekonomike. Tribuna për Dembele është gati./Ora News/.
