Suedia tradhton Ibrahimoviç, votohet Forsberg si “Lojtari i Vitit”

I surprizuar në shtëpi, ose edhe i tradhtuar, Zlatan Ibrahimovic ka mbetur pa “Guldbollen”, Topin e Artë suedez.

Një çmim që sulmuesi i Milanit e ka fituar 12 herë dhe që e ka bërë gjithmonë aq krenar të thotë: “Nuk do t'i ndërroja 12 Topat e Artë suedez me një nga France Football. Unë kam 25 vjet në majë, por kam parë shumë që bëjnë një sezon dhe zhduken…».


“Guldbollen”-in e parë, në fakt, Zlatan e fitoi në vitin 2005, më pas ishin 10 radhazi mes viteve 2007 dhe 2016 deri te i fundit, vitin e kaluar.

Megjithatë, këtë herë, pavarësisht nga viti 2021 i zbukuruar nga kualifikimi në Champions League me Milanin pas shtatë vitesh mungesë, shumë gola dhe një lidership të jashtëzakonshëm që ka bërë të gjithë ekipin e Piolit të rritet, shtypi sportiv suedez ka shpërblyer 30-vjeçarin Emil Forsberg.

Mesfushori i Leipzigut, konsiderohet si një nga më të fortët në Evropë në rolin e tij dhe për paraqitjet shumë të mira edhe me kombëtaren ku në fakt Ibrahimoviç mungoi, ai u votua si lojtari më i mirë i vitit në Suedi./Ora News/.