Brdariç kritik për mediat gjermane: Stërvitemi në fushë e livadhe. U ngritëm nga hiçi, luajmë edhe në fshatra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2021, 15:54
Thomas Brdariç po shijon çmimin e fundit që mori nga FSHF në ceremoninë e zhvilluar bashke me TVSH ku ai u zgjodh trajneri më i mirë i vitit e gjithashtu disa lojtarë të Vllaznisë morën çmimet.
Padyshim që ai ka berë një vit shumë pozitiv dhe gjithmonë është vlerësuar edhe nga tifozët por né një invervistë të fundit për mediat gjermane, ai e ka bërë paksa dramatike situatën e futbollit në Shqipëri.
Brdariç e ka gjithmonë me kushtet sportive, vendet ku Vllaznia stërvitet e që në fakt i ka permendur shpesh por në intervistën e dhënë të jep përshtypjen e një vendi tërësisht pa infrastrukturë.
“Ne nuk jemi një vend profesional. Stërvitemi në një fushë në pyll dhe në livadhe. Shqiptarët janë shumë mbrapa kur bëhet fjalë për terrenet stërvitore. Kemi stadiumin e Vllaznisë që i përgjigjet kushteve europiane, por ndonjëherë luajmë në fshatra. Për mendimin tim, duhet bërë shumë nga pak".
Gjithsesi në intervistën për rheinpfalz.de ka edhe përshtypje të mira për vendin tonë ku vlerëson ngritjen e Vllaznisë por zbulon edhe vonesat në rroga.
“Ushqimi shijon më tepër gjithmonë pas një fitore. Nëse sjell një ekip nga askundi dhe e dërgon në Europë, sigurisht që ndihem krenar. E mendova si një mundësi dhe sfidë të madhe Vllazninë. Përshtypja nga Shqipëria? Sa vjen këtu e vëren lehtë sesa i bukur që është ky vend, ka shumë diell, pothuajse gjatë gjithë vitit".
Në intervistën për të përditshmen gjermane, analizohet edhe karriera e tij si lojtar dhe tani si trajner teksa pranon se objektivi i tij është të drejtoj një klub në Bundesliga dhe Bundesliga II./Ora News/.
