Video/ Fundviti e gjen në fushë, Keidi Bare me Espanyol mposhtin me përmbysje Valencian

Keidi Bare më në fund ka kaluar problemet fizike që ia bën të vështirë këtë pjesë të pare të sezonit. Dy herë pas grumbulluimeve me kombëtaren, mesfushori luftarak u dëmtua duke humbur disa javë të rëndësishme me Espanyol.

Tani lojtari kuqezi është rikuperuar dhe sot në ditën e fundit të vitit luajti ndeshjen e pare të javës së 19-të të La Ligas.

Në transfertën me Valencian, Espanyoli fitoi me përmbysje në minutat e fundit 2-1 me Baren që ishte ndër më të mirët dhe pas 82 minutash u zëvendësua e më pas dhe miqtë shënuan 2 gola të shpejtë duke mbyllur vitin në mënyrën më të mire./Ora News/.