Xavi ndryshon sulmin e Barcelonës, Morata nxjerr jashtë loje Memphis Depay

Nuk janë momente të mira për Memphis Depay. Sulmuesi holandez i ardhur në verë te Barcelona, tani është jashtë fushe për shkak të një dëmtimi teksa edhe e ardhmja e tij në “Camp Nou” është në pikëpyetje të madhe.

Trajneri Xavi ka ide fikse në mendje për të ndërtuar një sulm spanjoll me djem të rinj ku Ferran Torres i bashkohet Pedrit dhe tani flitet për ardhjen e Moratës për të cilin po negociohet.

Për momentin nuk bëhet fjalë për ta shitur në Janar teksa Depay i ardhur me parameter zero ka një kontratë deri në vitin 2023. Duke qenë se në verë mbetet me një vit në kontratë dhe Xavi dëshiron lojtarë të tjerë, atëherë ai do të shitet domosdoshmërisht në fund të sezonit ose mund të përfshihet edhe në bisedime për ta shkëmbyer me lojtarë të tjerë, pikërisht Moratën ose emra të tjerë.

Fati i keq i Depay ishte largimi i Koeman i cili ishte nismëtari që sulmuesi holandez të vinte për të luajtur te Barcelona./Ora News/.