Kur pritej një vendim për të ardhmen nga Mbappe, sulmuesi i habit të gjithë te PSG!
Kylian Mbappe më 1 Janar është i lirë të firmosë me çdo ekip që ai dëshiron, PSG, Real, Liverpool apo Man. City.
Me kontratën e tij që i skadon në qershorin e ardhshëm, sulmuesi francez mund edhe të sillet ndryshe me drejtuesit, por përkundrazi, 23-vjeçari ka treguar sot se është një profesionisht i jashtëzakonshëm.
Skuadra e PSG-së ishte thirrur për t’u grumbulluar më 1 Janar për të nisur përgatitjet dhe për të bërë testet e radhës anti-covid-19 por sot në qendrën stërvitore, pra një ditë para se të tjerët të kthehen në grumbullim, është shfaqur Kylian Mbappe.
Një ditë para të gjithëve dhe i vetëm në Paris, Mbappe tregon se është një lojtarë i përulur, profesionist deri në momentin e fundit edhe pse lojtarë të tjerë të cilëve u skadon kontrata bëjnë figura të tjera apo lëvizje kundrejt klubit.
Ai kreu disa ushtrime me topin me disa anëtarë të stafit teksa shokët e tij të skuadrës janë ende me pushime. Ndoshta Reali do të jetë fati i tij i ardhshëm dhe duhet thënë që Perez apo kushdo tjetër që do ta marrë, do të bëjë një goditje fantastike, një lojtar profesionist dhe një talent i jashtëzakonshëm./Ora News/.
