Vetëm 50% e stadiumeve me tifozë, Italia shtrëngon masat edhe për lojtarët
Pas valës që preku Anglinë dhe Spanjën, duket se as Italia nuk do t'i shpëtojë rritjes se infektimeve në futboll. Rastet po shtohen për çdo ekip ndërsa edhe në futboll do të ketë pasoja nga vendimet e qeverisë italiane e cila ka shtrënguar masat në çdo fushë.
Kështu, në çdo stadium italian ku do te ketë një aktivitet sportiv, impianti nuk do të lejohet të mbushet më shume se 50% e kapacitetit të saj, çka prek direkt financat e klubeve të mëdha.
Jo vetëm kaq por edhe për lojtarët do të ketë një masë që ndoshta do të shkaktojë disi polemika.
Nëse një futbollist nuk është i vaksinuar plotësisht, nuk do të lejohet të zbresë në fushë.
Dhe madje janë vetem dy javë kohë për ta bërë nëse nuk e kanë bere sepse kjo normë hyn në fuqi më 10 janar. Qe të zbresëesh në fushë duhet te kesh kaluar 10 ditë nga vaksinimi i plotë dhe kjo mund të prekë shumë ekipe.
Në fakt edhe Superkupa e Italisë, Inter-Juve e programuar më 12 Janar duket se preket nga vendimi për të ulur në 50% kapacitetet e stadiumeve me tifozë.
/Ora News/
