Ish sulmuesi i Partizanit mbyll aventurën në Serinë A, e kërkojnë në Turqi

Me vetëm një gol në 17 ndeshje, Caleb Ekuban ka zhgënjyer drejtuesit e Genoas që kishin pritshmëri të madhe për të.

Ish sulmuesi i Partizanit në Superiore në sezonin 2016-2017, asokohe vinte i huazuar nga Chievo, ka shënuar vetëm një gol në Kupën e Italisë dhe Genoa ka një problem të madh me golat deri tani ndaj dhe do të bëjë ndryshime të mëdha që prekin edhe fatin e 27-vjeçarit.

Për të është gjithmonë Trabzonspor, nga ku Genoa e mori këtë verë për ta rikthyer në Itali, skuadra që është interesuar më shumë por edhe disa ekipe të tjera sërish të superligës turke.

Vlera e kartonit të Ekuban është afro 3.5 mln Euro dhe për të nuk përjashtohet që në Janar Genoa ta huazojë dhe në verë palët të diskutojnë për ta shitur përfundimisht./Ora News/.