Partizani firmos me Kallakun

Partizani ka finalizuar me sukses marrëveshjen për transferimin e Sherif Kallakut. Mesfushori i cili është në pronësi të lokomotivës së Zagrebit ka vendosur ti bashkohet demave të kuq sërish me formulën e hauzmit për 6 muaj.

Burime pranë lojtarit për Ora News bëjnë me dije se 23-vjeçari do të jetë pjesë e grupit në stërvitjen e parë të Partizanit në javën e parë të janarrit.

Interes për Kallakun shfaqën disa klube të superiores mes tyre Dinamo, me trajnerin bledi shkëmbi që insistoi për afrimin e tij, por futbollisti vendosi të kaloj tek partizani, pasi të kuqtë nuk kanë një futbollist me karakteristikat e tij.

Kallaku ishte pjesë e teutës në pjesën e parë të sezonit, ku mbajti dhe shiritin e kapitenit. Divorci i tij me bregdetarët ishte suprizë dhe përfaqësuesit e futbollistit vendosën që ai të qëndrojë në superior deri në fund të sezonit.

Kallaku i luajti të 15 ndeshjet si titullar, duke e gjetur vetëm njëherë rrugën e rrjetëss në fitoren 1-0 naj egnatias duke konvertuar në gol një penallti.

Pritshëmrit për të ishin më të larta, megjithatë Kallaku beson se te partiazni mund të shpreh të gjtihë potencialin e tij.

Partizani firmos me Kallakun