Conte nis me kërkesat te Tottenham. Rinovim me një titullar dhe dy blerje

Pas dy muajsh në krye të Tottenhamit, Antonio Conte, flet hapur për merkaton duke kërkuar përforcime që në muajin Janar.

Tottenham është i gjashti në Premier League me dy ndeshje më pak se rivalët dhe zero humbje që nga momenti kur italiani u mor për të zëvendësuar Nuno Espirito Santo.

trajneri italian foli në konferencë për shtyp ku nuk la pa përmendur kërkesat në merkato.


“Pas vetëm dy javësh, e kam thënë se duhet të përmirësojmë cilësinë e këtij ekipi dhe sigurisht që duhet ta bëjmë këtë. Diferenca është shumë e madh me të tjerët dhe ne duhet të punojmë shumë dhe të përpiqemi të ndërtojmë dhe përmirësojmë ekipin tone”, kujtoi Antonio Conte, duke dhënë mesazhe për drejtuesit.

Siç shkruhet në shtypin anglez, Conte dëshiron dy përforcime në Janar në mbrojtje dhe në mesfushë teksa në konferencën për shtyp e pohoi se klubi duhet të rinovojë kontratën me portierin Hugo Lloris./Ora News/.