“Duhet qartësi sesi duhet të luaj”, Lukaku i penduar që kaloi te Chelsea?

Romelu Lukaku nuk po kalon momentin më të mirë të karrierës së tij te Chelsea. Në një intervistë për ESPN, ish-sulmuesi i Interit foli për nevojën për më shumë qartësi në përdorimin e tij dhe për faktin se këtë temë e kishte trajtuar disa herë me trajnerin e bluve Tuchel.

“Unë dhe Tuchel kemi biseduar disa herë për të kuptuar se çfarë kërkon nga unë në fushë. Është vetëm çështje e qartësisë se si ai dëshiron të më përdorë mua. Unë jam shumëdimensional. Mund të bëj gjithçka që ai më kërkon. Mund të vrapoj, mund të bëj presing, mund ta mbaj topin lart. Kështu që mendoj se me kalimin e viteve këto janë cilësitë që kam shtuar në lojën time. Doja vetëm një mundësi që pata me këtë rast dhe jam i lumtur që kam ndihmuar ekipin”, tha sulmuesi belg, i cili iu bashkua Chelseat këtë verë dhe është rikthyer në Stamford pas nëntë vitesh.

Deklaratat e tij vijnë edhe në një moment kur agjenti i tij, deklaroi se Lukaku mund të rikthehet një ditë në Serinë A dhe me një trajner si Tuchel, surprizat nuk mungojnë./Ora News/.