Dybala, Brozoviç, Kessie. Yjet e Serisë A që janë të “lirë” për pak orë

Viti i Ri 2022 është larg vetëm pak orë. Teksa skuadrat në Serinë A po luftojnë me situatën nga Covidi, ata po bëjnë gati edhe planet e tyre për të mbajtur lojtarët që janë në fund të kontratave dhe janë futbollistë që kërkohen në merkato.


Janë shumë skuadra që mund të humbasin yje nga skuadra dhe duke nisur nga 1 Janari, lojtarët që nuk duan të rinovojnë e kanë të drejtën e tyre të firmosin me një ekip të ri në çdo moment, me kushtin që transferimin ta bëjnë nga 1 Qershori e më tutje.

Janë disa lojtarë si Paulo Dybala e Marcelo Brozovic, të cilët në fakt po negociojnë me klubet respective për të rinovuar e nga ana tjetër janë disa emra si Kessié, Perisic, Belotti e Insigne, për të cilët kanë ardhur edhe ofertat nga klube të tjera dhe mund të largohen në verë.

Është një listë shumë e madhe me të cilët mund të ndërtohet edhe një ekip që mund të pretendojë zonën e Europës në Serinë A.

Më poshtë lista e plotë me lojtarët të cilët u skadon kontrata në qershor të 2022:

 

    Dybala (Juventus)

    Kessié (Milan)

    Brozovic (Inter)

    Insigne (Napoli)

    Belotti (Torino)

    Freuler (Atalanta)

    Romagnoli (Milan)

    Luiz Felipe (Lazio)

    Bernardeschi (Juventus)

    Perisic (Inter)

    Mkhitaryan (Roma)

    Djuricic (Sassuolo)

    Strakosha (Lazio)

    De Sciglio (Juventus)

    Callejon (Fiorentina)

    Bonaventura (Fiorentina)

    Mertens (Napoli)

    Ospina (Napoli)./Ora News/.