Edhe 4 të tjerë me Covid, Reali dhe La Liga në kaos nga infektimet
Problemet nga covid-19 duket se po shkaktojnë kaos edhe në kampionatin spanjoll. Ndërsa shpëtuan në pjesën e fundit të kampionatit, lojtarët në shumë skuadra tashmë të rikthyer nga pushimet po “ngecin” në testet e realizuara për shkak edhe të shtrëngimit të masave nga Federata Spanjolle.
Kështu Real Madrid që ka në izolim për shkak të koronavirusit, Modric, Marcelo, Rodrygo, Bale, Lunin, Alaba, Isco dhe Asensio njoftoi se 4 lojtarë të tjerë kanë rezultuar me covid-19.
Courtois, Valverde, Camavinga e Vinicius Jr janë infektuar me covid-19 me portierin dhe sulmuesin Brazilian që janë asimptomatikë dhe faji është i festave në të cilat ata morën pjesë.
Situata është e rënduar në shumë skuadra ku Vallecano ka 17 raste me covid-19 dhe ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes së radhës.
Barça ka 7 lojtarë të infektuar, Betis gjithashtu 7, Elche 8 pozitivë, 10 te Sociedad e me radhë duke arritur në total 100 të infektuar në të gjithë skuadrat./Ora News/.
