Tenderi i uniformave të policisë, dënohet me 1 vit burg ish-drejtoresha e blerjeve, ja dënimet për 8 ish-zyrtarët
Gjykata ka dhënë dënimin për ish-drejtoreshën e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari është dënuar me 1 vit burg.
Ajo u arrestuar dhe u akuzua për korrupsion me tenderin në uniformat e Policisë së Shtetit.
Po ashtu GJKKO ka dënuar nga 8 deri në 1 vit burg edhe 8 ish-zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Brendshme, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gezim Mingaj, Anisa Bogdani, Klevis Hasani, Flutura Cerkezi, Ani Omuri dhe Kreshnik Bejkaj.
Gjykata e ka deklaruar fajtore të të pandehurën Edlira Naqellari, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar.
Ndërkohë, masës së dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht e pandehura Edlira Naqellari me një vit burgim, duke u dënuar vetëm me 1 vit e 6 muaj.
Po ashtu, për të pandehurën Edlira Naqellari i hiqet edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për një afat 5 vjeçar.
Ndërkaq i zbritet dënimit 1/3 duke u dënuar përfundimisht e pandehura Anisa Bogdani me 10 (dhjetë) muaj burgim, si dhe urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij duke e vene të pandehurën Anisa Bogdani ne provë për një periudhë kohe prej 20 muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vendbanimin e saj.
Të pandehurës Anisa Bogdani për të ushtruar funksione publike për një afat 5 vjeçar.
Nga ana tjetër, e pandehura Ani Omuri, është gjetur fajtore për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim për të cilën ëhstë dënuar me 1 vit dhe 3 muaj burgim.
Masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht e pandehura Ani Omuri me 10 (dhjetë) muaj burgim.
• Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij duke e vene të pandehurën Ani Omuri ne provë për një periudhë kohe prej 20 muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj.
• Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në burg” e caktuar ndaj të pandehures Ani Omuri me vendimin nr. 48, dt. 07.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
• Urdherohet lirimi i menjëhershem i të pandehurës Ani Omuri nga ambjentet e paraburgimit nëse ajo nuk mbahet e arrestuar me ndonjë masë tjetër sigurimi “arrest në burg” si e dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo me ndonjë vendim dënimi me burgim.
• Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurën Ani Omuri për të ushtruar funksione publike për nje afat 5 vjeçar.
5. Deklarimin fajtore të të pandehures Aurora Mulla, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e saj me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.
• Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht e pandehura Aurora Mulla me 10 (dhjetë) muaj burgim.
• Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij duke e vene të pandehurën Aurora Mulla ne provë për një periudhë kohe prej 20 muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj.
• Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurën Aurora Mulla për të ushtruar funksione publike për nje afat 5 vjeçar.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kleivis Hasani, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.
• Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Kleivis Hasani me 10 (dhjetë) muaj burgim.
• Në aplikim të nenit 63 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij duke e urdhëruar të pandehurin Kleivis Hasani që të kryejë 80 (tetëdhjetë) orë pune në interes publik.
• Puna në interes publik të kryhet brënda afatit prej 6 (gjashtë) muajsh nga dita e marrjes se vendimit formë të prerë.
• Detyrohet i pandehuri Kleivis Hasani që të mbaje kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij.
• Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në burg” e caktuar ndaj të pandehurit Kleivis Hasani me vendimin nr. 48, dt. 07.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
• Urdherohet lirimi i menjëhershem i të pandehurit Kleivis Hasani nga ambjentet e paraburgimit nëse ai nuk mbahet i arrestuar me ndonjë masë tjetër sigurimi “arrest në burg” si i dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo me ndonjë vendim dënimi me burgim.
7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kreshnik Bejkaj, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.
• Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Kreshnik Bejkaj me 10 (dhjetë) muaj burgim.
• Vuajtja e dënimit për të pandehurin Kreshnik Bejkaj fillon nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
• Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin Kreshnik Bejkaj për të ushtruar funksione publike për një afat 5 vjeçar.
8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Mingaj, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.
• Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Gëzim Mingaj me 10 (dhjetë) muaj burgim.
• Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij duke e vene të pandehurin Gëzim Mingaj ne provë për një periudhë kohe prej 20 muaj, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij.
• Në zbatim të nenit 261/1 shkronja “b” të K.Pr.Penale shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në burg” e caktuar ndaj të pandehurit Gëzim Mingaj me vendimin nr. 48, dt. 07.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
• Urdherohet lirimi i menjëhershem i të pandehurit Gëzim Mingaj nga ambjentet e paraburgimit nëse ai nuk mbahet i arrestuar me ndonjë masë tjetër sigurimi “arrest në burg” si i dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo me ndonjë vendim dënimi me burgim.
9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatmir Demneri, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.
• Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Fatmir Demneri me 10 (dhjetë) muaj burgim.
• Vuajtja e dënimit për të pandehurin Fatmir Demneri fillon nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
• Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin Fatmir Demneri për të ushtruar funksione publike për një afat 1 (një) vjeçar.
10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mariglen Buzali, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 258 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit dhe 3 (tre) muaj burgim.
• Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Mariglen Buzali me 10 (dhjetë) muaj burgim.
• Vuajtja e dënimit për të pandehurin Mariglen Buzali fillon nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.
• Në zbatim të nenit 35 të K.Penal heqjen e të drejtës për të pandehurin Mariglen Buzali për të ushtruar funksione publike për një afat 1 (një) vjeçar.
11. Mbrojtësi i caktuar kryesisht nga gjykata për të pandehurit në këtë process gjyqësor, av. Shpëtim Kodhelaj të shpërblehet nga shteti sipas tarifave përkatëse.
12. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqesore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare.
13. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.
