Hetim për pagat, Rama ultimatum kompanive në konferencën e fundvitit 2021. "Basha e Berisha po fundosin PD'

Për të justifikuar dështimin i qeverisë së tij për të mbrojtur  të dhënat e shqiptarëve, Kryeministri Edi Rama ka gjetur një rrugë shpëtimi. 8 vite në pushtet ishin të pamjaftueshme për të luftuar evazionin fiskal, por ju nevojit publikimi i pagave të qytetarëve për të nisur një aksion ndaj bizneseve që kanë probleme me deklarimet e plota.

“Drejtoria e Tatimeve në dijeninë time do të nisë një letër për të gjithë tatim paguesit me deklarime shqetësuese që rezultojnë me mospërputhje deri flagrante me kapacitetet e tyre duke ju kërkuar të vetërregullohen me deklarime të reja më 20 janar kur është data e deklarimeve të reja, në rast mos vetërregullimi do të  ketë hetim të thelluar për evazion. Në rast se deklarimi i pasaktë dënohet me gjobë, evazioni dënohet me burg“ tha Rama raporton Ora News.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët Edi Rama u premtoi shqiptarëve  se deri në 6 muajit e parë të vitit të ardhshëm nuk do t’u mungojë energjia elektrike dhe as nuk do të paguajnë më shumë.

Pas festimit të natës së ndërrimit të viteve pa kufizime, në Shqipëri mund të rikthehen masat e reja anticovid.

Edi Rama e sheh drejtësinë në dy optika, sulmon ata që japin vendime kundër projekteve të mazhorancës, ndërsa për të tjerët që ende nuk është përplasur ka vetëm falenderime.

Publikisht lideri i mazhorancës kërkon të shmangë preferencën politike mes dy figurave kryesore të PD, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

Në kohën kur ish kryeministri Berisha do të protestojë kundër Bashës dhe Ramës, ky i fundit do të shijojë ditën e pushimit me eposin e kreshnikëve.

Lufta për karrige në PD ka vënë në vështirësi kryeministrin, pasi nuk ka ende me kë të dialogojë për emrin i cili do të zëvendësojë Ilir Metën në Krye të Shtetit.

Edi Rama: “Në parim por sot duhet të shohim me kë do të flasim. Për momentin nuk kemi me kë të flasim"

Në fund të fjalës së tij, Edi Rama shprehu edhe dëshirën se ku do donte t’i shihte kundërshtarët e tij politik.