Në Dibër burri djeg me acid në fytyrë gruan. Në Burrel 27 vjeçarja shfrytëzon motrën 12 vjeçe për prostitucion

Një 58 vjeçar u arrestua pasi akuzohet se ka djegur me acid gruan e tij ndërsa në Burrel është arrestuar një 27 vjeçare pasi akuzohet se ka shfrytëzuar motrën e mitur për përfitim financiar.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 58 vjeç, banues në Peshkopi, pasi i ka hedhur lëndë djegëse (acid), në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime ish bashkëshortes së tij.”- njofton policia.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u ndalua shtetasja  H. C., 27 vjeçe, banuese në Burrel, pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se kjo shtetase në kohë të ndryshme (në bashkëpunim me shtetasin U. C., të arrestuar më parë nga Policia ) ka shfrytëzuar motrën e saj të mitur për qëllime përfitimi.

Si u zbulua

Pas gati një muaji hetimesh, policia ka arritur të provojë se e mitura është shfrytëzuar seksualisht nga e motra 27 vjeçare me qëllime përfitimi.

27 vjecarja akuzohet se e ka shfytëzuar motrën e mitur për prostitucion në bashkëpunim me 47 vjeçarin Urim Cënuka.

Ky i fundit i arrestuar më 2 Dhjetor pasi 12 vjeçarja denoncoi abuzimin dhe shfrytëzimin seksual sikurse kërcënimet që i bëheshin për të mos treguar.

Gjykata e Shkallës së Parë Mat, ndaj kësaj shtetasja ka vendosur masën e sigurisë 'Arrest në burg', për veprën penale "Marrdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur".

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.