Kërcënon mjeken, procedohet penalisht 61 vjeçarja në Tiranë

Një 61-vjeçare është proceduar penalisht pasi ka kanosur mjeken në Qendrën Shëndetësore Nr. 2.

Policia bën me dije se është proceduar shtetasja V. B., 61 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasen V. B., 61 vjeçe, pasi ka kanosur shkak të detyrës, shtetasen U. H., me detyrë mjeke në Qendrën Shëndetësore Nr. 2.”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.