Viti i ri në paraburgim, 180 persona në Vlorë do të festojnë në gjendje arresti
Atmosfera e ndërrimit të viteve duket se nuk do të mungojë në institucionin e paraburgimit në Vlorë. Për 180 personat që mbahen të arrestuar aty është menduar krijimi i një atmosferë ndryshe gjatë ditëve të festive me qëllim riedukimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri.
Ndërrimi i viteve po pritet me atmosferë festive edhe në paraburgimin e Vlorës ku ndodhen 180 persona të arrestuar. Kreu i kreu i këtij institucioni Engjëllush Avdulaj tha se gjatë këtij viti i është kushtuar rëndësi e veçantë riedukimit dhe riintegrimin të personave të paraburgosur disa prej të cilëve tashmë kanë një diplomë profesionale.
‘Kemi kënaqësi të deklarojmë se në këtë institucion kanë kryer kurse profesionale si dhe janë certifikuar me certifikata prefesionale të ndryshme si saldator, elektricist, etj, mbi 90 të paraburgosur.”
Për përfaqësuesit e kuvendit situata në burgje ka akoma për tu përmirësuar, ndërsa shpresën e kanë se drejtësia e re.
“Unë e ndjej si detyrë që të bëjmë akoma dhe më shumë për të përfshirë ata në jetën sociale dhe për të riintegruar në shoqëri.”
Të ftuarve, iu dhuruan punë dore të realizuara nga vetë të paraburgosurit, ndërsa të veshur me kostume popullore ata kanë kënduar isopolifoni e i janë gëzuar festës.

